
Drita me fitore në derbi, mbyll vitin
Dy gola të shpejtë të shënuar në mes të pjesës së parë të takimit kanë vulosur fatin e derbit të mbetur ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, të zhvilluar sot në Gjilan, derisa Drita triumfoi për të mbyllur vitin me fitore, Drita – Prishtina 2-0 [Jorgo Pëllumbi 26′, Raddy Ovouka 28′].
Ekipi i Zekirija Ramadanit, kampioni aktual ka shënuar fitore përmes golave të Jorgo Pëllumbit dhe Raddy Ovoukës sot, derisa mysafirët nuk patën fuqi për të bërë më shumë në pjesë të dytë sa i përket rezultatit dhe ndeshja u mbyllë me fitoren e bardhekaltërve nga Gjilani.
Me këtë fitore, Drita mbylli vitin dhe ciklin e dytë të ndeshjeve të Superligës në pozitë të katërt, pas fitores së tetë sezonale nga 18 ndeshjet e deritashme të stinorit.
Prishtina në anën tjetër, humbi mundësinë që me fitore të barazojë pikët me liderin vjeshtor të Superligës, Ballkanin dhe mbyll vitin 2025 në pozitë të dytë pas humbjes së gjashtë të stinorit, me 30 pikë, 3 më pak se lideri.
