“I pazëvendësueshmi” do të mungojë deri në 1 muaj!

Telasheve të Manchester Unitedit i është shtuar edhe një dhe jo e vogël. Pas lëndimit të pësuar në xhiron e kaluar në ndeshje ndaj Aston Villës, sot është qartësuar që kapiteni i ekipit të “djajve të kuq” Bruno Fernandes, do të mungojë deri në një muaj në ekip!

BBC Sport ka bërë të ditur se në konferencë për shtyp para ndeshjes të së premtes, ku Manchester United luan ndaj Newcastle Unitedit, trajneri i ekipit nga “Old Trafford” ka thënë se ai është i pazëvendëusueshëm!

“Është e pamundur të zëvendësohet Bruno. I kam thënë këtë në mëngjes ekipit. Tani është koha që të tjerët të marrin përgjegjësinë dhe të mos vërejme mungesën e tij.” — ka thënë Ruben Amorim, transmeton BBC Sport.

Bruno Fernandes që erdhi te Manchester United në fillim të vitit 2020 ka një ecuri të jashtëzakonshme të lojërave të plota, ku në total ka munguar në 3 ndeshje të ekipit, 2 për shkak të një lëndimi të mëparshëm dhe një tjetër për shkak të një sëmundjeje të lehtë.

“Ai nuk është vetëm kreator, ai organizon ekipin nga secila ndërprerje që ndodh gjatë ndeshjes. Ai kupton secilën pozitë në fushë të lojës dhe i jep rëndësi secilit detaj.” — ka shtuar ndër të tjera Amorim, duke folur për Bruno Fernandesin.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live