
FFK Superliga e Kosovës
Llapi ndau rrugët me 3 lojtarë
Ekipi i Llapit, që po drjetohet qe disa vite nga trajneri Tahir Batatina, ka bërë të ditur dje se me marrëveshje ka ndarë rrugët me tri lojtarë të ekipit të parë.
Portieri Januz Miftari, i riu Xheis Rushiti dhe mesfushori Kushtrim Shabani kanë ndarë rrugët me ekipin, përmes marrëveshjes së dyanshme dhe klubi i ka falenderuar për kontributin duke miratuar largimin e tyre.
Shabani përndryshe ka mbi 200 paraqitje me fanellë të Llapit. Ndërsa Llapi ka mirëkuptuar dëshirën e tij për të ndërruar ambient. Ekipi nga Podujeva ka kryer pjesën e parë të stinorit të Superligës në pozitë të shtatë të tabelës, me 21 pikë të tubara në pozitë të shtatë.
