Dyshja nuk e kanë të sigurt të ardhmen te Man United

Trajneri Ruben Amorim nuk dihet nëse do të qëndrojë deri në fund të këtij stinori te Manchester United nëse nuk arrin rezultate që së paku sigurojnë garat evropiane për “djajt e kuq”.

Mirëpo, një gjë thuajse është e sigurt te Manchester United. Sipas Manchester Evening News, qendërmbrojtësi Harry Maguire dhe mesfushori brazilian Casemiro pritet të ndahen me klubin në fund të këtij stinori.

Kjo, pasi që të dyve u skadon kontrata me të përfunduar stinori, ndërsa drejtuesit e Manchester Unitedit nuk planfikojnë të rinovojnë me Maguire (32) dhe Casemiron (33).

Përndryshe, Manchester United sot hap xhiron e XVIII të Premier Ligës, duke pritur Fulhamin në “Old Trafford” në ndeshjen që nis prej orës 21.00. Premier Liga prej sot hynë në modulin festiv, ku thuajse çdo ditë deri më 8 janar do të ketë ndeshje të elitës së futbollit në ishull.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live