Sulmuesi largohet nga Istogu

Njëri ndër sulmuesit e dalluar të ekipit, Urim Statovci, ka ndarë rrugët me Istogun. Njoftimin për këtë e ka dhënë vetë Statovci, ndërsa ka bërë të ditur se po ndahet me ekipin për arsye personale.

Qendërsulmuesi 26 vjeçar ka falenderuar klubin për mirëkuptimin dhe ka bërë të ditur se shpejt do të vendos se ku do ta vazhdojë karrierën e tij.

“Për arsye personale kam vendosur të largohem nga FC Istogu. Falënderoj kryesinë e klubit për mirëkuptimin, stafin e trajnerëve, bashkëlojtarët dhe tifozët për përkrahjen e vazhdueshme. Në ditët në vijim do të vendos për të ardhmen time.” — bëri të ditur Statovci.

Istogu kreu pjesën e parë të stinorit në Ligë të Parë në pozitë të 12-të, ndërsa pas përfundimit të vjeshtës, ndau rrugët edhe me trajnerin Fisnik Gashi, për ta emëruar Senad Alirifën në krye të shtabit teknik të skuadrës.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live