Shannon Shorter përforcim i ri i Bashkimit!

Të goditur nga lëndimet, KB Bashkimi po vazhdon të reagojë në tregun e lojtarëve dhe tani më ka zyrtarizuar edhe një ardhje tjetër në ekip, basketbollistin amerikan me përvojë, Shannon Shorter.

Shorter 194cm. i gjatë së fundi ka qenë pjesë e ekipit meksikan Fuerza Regia, ku ka pasur mesatarisht 23.4 minuta për ndeshje, në të cilat ka kontribuar me 9.7 pikë, 3.4 asistime dhe 3.6 kërcime për lojë. Ai gjithashtu ka 1 top të vjedhur mesatarisht për ndeshje.

Para Fuerza Regias, ai stinorin e kaluar 2024/25 e mbylli te KK Split i Kroacisë, me të cilët luajti në Premijer Ligën kroate dhe në ABA Ligën rajonale. Me KK Splitin në Premijer Ligë dha mesatarisht 12 pikë për ndeshje, 3.1 asistime e 5.4 kërcime, ndërsa në ABA Ligë dha 15.9 pikë për ndeshje, 3.3 asistime dhe 5.4 kërcime.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Shorter 36 vjeç pritet që me përvojën e tij t’i ndihmojë Bashkimit në duelet e radhës të Superligës dhe ato të Kupës së Kosovës.

Prizrenasit kishin nisur stinorin në mënyrë peërfekte, ku ciklin e parë të ndeshjeve të Superligës e përfunduan me 7-0! Por, largimi i Jan Palokajt nga ekipi fillimisht, pastaj disa lëndime të lojtarëve kyq, bënë që portokallezinjtë e drejtuar nga Igor Jovovic të hasin në vështirësi dhe tashmë skuadra është në bilanc 9-4, ku siç po vërehet cikli i dytë i ndeshjeve të Superligës u ka shkuar me 2 fitore e 4 disfata dhe edhe nëse fitojnë përballjen e fundit të ciklit të dytë që luhet menjëherë pas Vitit të Ri, bilanci i ciklit të dytë do të jetë negativ.

Përndryshe, ky është transferi i tretë i Bashkimit prej se u godit nga lëndimet, pasi që prizrenasit së pari më 11 dhjetor zyrtarizuan Malcolm Armsteadin, pastaj më 12 dhjetor Ike Nwamun dhe tani “si dhuratë” për tifozët për Vitin e Ri, zyrtarizuan edhe Shorterin në ekip.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live