
Kika emëron Burim Shalën në krye të shtabit teknik
Ekipi i Kikës së Hogoshtit të Kamenicës ka zyrtarizuar sot trajnerin me përvojë nga Superliga, Burim Shala, si shef të shtabit teknik të ekipit.
Përmes një njoftimi të lëshuar në llogarinë zyrtare të klubit në rrjete sociale, KF Kika ka bërë të ditur se me Shalën në krye, ekipi do të përfitojë energji të re për të arritur objektivat e këtij stinori.
TABELA AKTUALE E LIGES SE PARE
“Burim Shala vjen me një përvojë të pasur në futbollin vendor, duke shërbyer më parë si kryetrajner i KF Fushë Kosova dhe KF Vjosa, si dhe ndihmës trajner te KF Llapi, ku ka kontribuar në zhvillimin dhe suksesin e ekipit.
Me profesionalizmin, përkushtimin dhe njohuritë e tij, jemi të bindur se trajneri Shala do të sjellë energji të re dhe do të udhëheqë klubin tonë drejt objektivave të këtij sezoni.” – shkroi njoftimi i KF Kika, ndër të tjera.
Përndryshe, Kika që drejtohet nga Sallah Sherifi në vjeshtë ka kryer pjesën e parë të stinorit në Ligë të Parë në pozitën e 11-të, duke arritur 19 pikë nga 18 ndeshje të luajtura.
