
Bora vazhdon ngritjen, duke shfrytëzuar krizën e Pejës
Tashmë në pozitë të tretë të renditjes tabelare dhe me bilanc pozitiv. Kjo është Bora, që pas 17 xhirosh ka bërë bilancin 9-8 për të dalë në pozitë të tretë të tabelës dhe për tu rrëzuar Pejën në pozitë të katërt dhe për herë të parë këtë stinor të bëhet me bilanc negativ, 8-9.
Sa i përket lojës, Bora bëri dallimin që në pjesë të parë dhe nuk kishte probleme për të shkuar drejt fitores, 88-68 në fund, ndërsa Peja në krizë nuk ka të këndellur, e trajneri i ri i klubit Damir Milacic, tashmë ka nisur me humbje në secilin front!
TABELA AKTUALE E SUPERLIGES
Kapiteni Amin Hot luajti me double-double duke bërë 10 pikë, 11 asistime dhe 6 kërcime në fitore. Ai shkëlqeu ndaj ish ekipit të tij për 25 minuta sa ishte pjesë e lojës. Koshashënuesi më i dalluar i Borës në këtë fitore ishte Shaquan Jules, me 20 pikë e 9 kërcime, ndërsa dyshja Tyler Cheese dhe Alex Hunter shënuan nga 15 pikë në fitore.
Te Peja lojtarët më të dalluar në këtë ndeshje kanë qenë Cesare Edwards me 20 pikë e Tajh Green dha 15 pikë e 10 kërcime.
Bora pas XVII xhirosh është në bilanc 9-8 dhe në pozitë të tretë të tabelës (më së larti këtë stinor), ndërsaa Peja bie në pozitë të katërt me 8-9.
