Gjilani mposhtet në miqësore nga Aktobe

Gjliani ka zhvilluar ndeshjen miqësore ndaj ekipit kazak, Aktobe, sot në mëngjes në Antalya, ndërsa është mposhtur në këtë duel, 0-2.

Dy golat e shpejtë të pranuar në pjesë të parë të ndeshjes kanë bërë që kazakët të marrin fitoren në këtë duel, ndërsa ekipi i Debatik Currit nuk arriti të bëj rikthim në rezultat gjatë pjesës së mbetur të lojës.

Kujtojmë, ndeshja ishte paraparë të luhet dje, por për shkak të shiut të madh u shtye për sot. Në fund, Gjilani – Aktobe 0-2 [Shushenachev 3′, Zekljkovic 4′].

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live