Juventus triumfon bindshëm ndaj Napolit

Një fitore tepër e rëndësishme për Juventusin ka ardhur sot, derisa ekipi i Luciano Spallettit ka mposhtur atë të Antonio Contes, për të treguar një këndellje në skuadër.

Juventus fitoi duelin 3-0, ndërsa turku Kenan Yildiz tregoi performancë të lartë në ndeshjen ku as Edon Zhegrova nuk mori minuta te bianconerët e për Amir Rrahmanin e Napolit dihej, pasi që ka një lëndim të vogël muskulor.

Jonathan David (22′) solli epërsinë e Juventusit në pjesë të parë, për tu vulosur fitorja në periudhën e fundit të ndeshjes kur Kenan Yildiz (77′) e bëri 2-0, ndërsa Filip Kostic (86′) 3-0.

Fitorja e Juventusit bën që bianconerët të ngritn në pozitë të pestë dhe të barazojnë pikët aktualisht me Romën që është e katërta me 42 pikë. Napoli i treti ka 43 pikë, kurse Milan i dyti 46. Lideri Inter ka 52 pikë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live