
Tefik Çanga kryen përgatitjet, të gjitha rezultatet e ndeshjeve miqësore në Shqipëri
Skuadra e Tefik Çangës, që është duke debutuar në Ligë të Parë këtë stinor ka bërë të ditur se ka kryer fazën përgatitore dimërore në Durrës, ku ka theksuar se puna intensive në përgatitje fizike dhe taktike të lojtarëve ka qenë prioritet.
Në ndërkohë, pos përgatitjeve ekipi i Tefik Çangës ka bërë të ditur edhe për të gjitha rezultatet e ekipit të drejtuar nga Sherif Topalli aty. Në miqësoret e luajtura atje, Tefik Çanga ka zhvilluar katër miqësore.
Tefik Çanga – Besa Peja 0-2
Tefik Çanga – Shiroka 3-2
Tefik Çanga – Trepça’89 0-1
Tefik Çanga – Butrinti 2-1.
TABELA AKTUALE E LIGES SE PARE
Përndryshe, skuadra ferizajase ka bërë të ditur se kryetrajneri i tyre ka bërë kombinime të ndryshme sa i përket lojtarëve të ekipit në këto miqësore të luajtura në Shqipëri. Ata kanë kryer vjeshtën në mes të Ligës së Parë, duke përfundnuar në pozitë të nëntë me 26 pikë, ku kanë shënuar 8 fitore, 2 barazime dhe 8 humbje.
