
Prizreni fiton derbin pas vazhdimeve
Pas riorganizimit të bërë së fundi, Drita e Gjilanit është bërë skuadër e fortë në Ligë të Parë, ndërsa sot ka luajtur derbin ndaj liderit, PC Prizreni.
Por, PC Prizreni nuk la vend për befasi si lider i Ligës së Parë. Përkundër se ndeshja shkoi në vazhdime, vendasit në “Sezai Surroi” kanë shënuar një pikë më shumë në 5-minutëshin shtesë të ndeshjes për të fituar duelin 109-108, në një ndeshje “epike” për Ligën e Parë.
Përndryshe, e gjithë ndeshja ka qenë e barabartë edhe çerek pas çereku ku dallimi maksimal shkonte në 8 pikë e që shkrihej shpejtë nga ekipi tjetër.
TABELA AKTUALE E LIGES SE PARE
Drilon Shala dhe Edmond Kryeziu kanë qenë lojtarët më efikas te Prizreni i drejtuar nga Arbnor Rifati. Dyshja kanë shënuar nga 26 pikë në fitoren e mundimshme të ekipit të tyre, ndërsa me 21 pikë ka kontribuuar edhe Besim Bytyqi.
Te Drita lojtari më efikas ka qenë Donat Rexhepi me 26 pikë, ndërsa amerikani Jarwis Powell dha 25 pikë në këtë duel. Bardh Istrefi shtoi 14 pikë tjera për ekipin e drejtuar nga Dritëro Sefaja.
Fitorja, bën që Prizreni lider të ketë tani bilanc 9-1, ndërsa e parafundit në renditje bëhet me bilanc 3-6.
Në ndeshjet tjera të kësaj xhiroje u arritën këto rezultate. Këto duele u zhvilluan dje:
KEK – Borea 77-81,
Ker. Prishtina – Kosovari 83-80,
Gjakova – NewBasket 98-90.
