Me përvojë nga NBA, Ylli godet me Josh Gray!

Skuadra e Yllit doemos dëshiron të fitojë titullin si duket këtë stinor. Ekipi nuk ka të ndalur me përforcime cilësore së fundi dhe muaji shkurt si duket do të jetë krejt zjarr në “13 qershori”.

Kjo, pasi që pas përforcimeve të djeshme skuadra suharekase ka zyrtarizuar sot edhe Joshua Grayin si basketbollist të ri të skuadrës. Ylli ka shkruar shkurt:

“Ditë e re, transfer i ri.
Josh Gray është lojtari i radhës që i bashkohet ekipës.
Welcome Josh.” — ka shkruar njoftimi i klubit.

Por, Josh nuk është vetëm kaq. Ai ka të regjistruara mbi 10 ndeshje të zhvilluara në NBA për Phoenix Suns në stinorin 2017/18 dhe Brooklyn Nets në 2019. Pas vitit 2022 ai ka kaluar në liga evropiane, duke luajtur për Real Betisin e më pas për Heidelbergun. Të dyja këto brenda stinorit. Ndërsa së fundi figuron të ketë qenë pjesë e Dorados në Meksikë.

Te këta të fundit ka pasur mesatare prej 8 pikësh për ndeshje, 5.3 asistime dhe 2.3 kërcime. E vetmja gjë që shihet aktualisht është fakti se në stinorët e fundit ai ka pak ndeshje të luajtura për skuadrat kur ka qenë nëpër kampionate. Dhe tani, mbetet të shihet se si do të performojë te Ylli.

Gray është 185cm. i gjatë dhe është 32 vjeç. Luan në pozitën e playmakerit, por mund të mbulojë edhe pozitën si dysh.

 

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live