
Qendër shtatëgjate te vreshtarët
Gjatësia rekorde në Superligë për këtë stinor vjen te Rahoveci 029. Sipas të dhënave në faqet e specializuara për basketboll, lojtari i ri i Rahovecit 029 Naheem McLeod është 224cm. i gjatë dhe ai do të jetë qendra e re e vreshtarëve.
Vreshtarët do të shpresojnë që lojtari shtatëgjatë të “vjel” mirë topat nën kosh dhe që ata mos të kenë probleme sa i përket kërcimeve më në lojë, ndërkaq McLeod që ka luajtur në NCAA për Florida State Seminoles dhe Syracuse Orange ndërsa figuron të ketë qenë edhe në ligën kineze së fundi te Jiangxi, pritet me kërshëri në “Mizahir Isma”.
TABELA E SUPERLIGES
“WELCOME NAHEEM McLEOD
Gjiganti 2.24 m vjen në qytet!
Me kënaqësi ju prezantojmë Naheem McLeod, përforcimi ynë i ri në pozitën 5.” — shkroi KB Rahoveci 029 në njoftim.

Ai ka qenë lojtari më i gjatë në histori të Syracuse Organe në NCAA. Ndërsa si mesatare aty ka pasur 2.7 pikë për ndeshje, 4 kërcime dhe 0.3 asistime.
Rahoveci 029 është në vend të fundit të Superligës. Vreshtarët janë duke debutuar këtë stinor në elitën e basketbollit të Kosovës, ndërkaq skuadra në fjalë ka ndërruar trajnerin gjatë janarit, duke emëruar verimaqedonasin Goran Samardziev në krye të shtabit teknik të klubit.
