
Qendërsulmues nga Belgjika te Prishtina e Re
Disa ditë para se të fillojë stinori pranveror i Superligës, ekipi debutues aty, Prishtina e Re, që drejtohet nga Qëndrim Kida ka zyrtarizuar sulmues të ri në ekip.
Fjala është për Ibrahim Kargbo Jr nga Belgjika, ndërsa 26 vjeçari ka luajtur për ekipe të njohura të rajonit dhe ato ish-republikave sovjetike. Kargbo Jr ka qenë pjesë e Belgjikës U-21, ndërkaq tash pritet t’i ndihmojë Prishtinës së re në luftë për mbijetesë në Superligë.

“Ibrahim Kargbo Jr. bashkohet me KF Prishtina e Re
KF Prishtina e Re ka kënaqësinë të prezantojë afrimin e Ibrahim Kargbo Jr., qendërsulmues 26-vjeçar nga Belgjika.
Ibrahim ka qenë pjesë e përfaqësueseve të Belgjikës deri në U21, ndërsa në karrierën e tij ka luajtur për klube si Dynamo Kyiv (Ukrainë), NK Celje (Slloveni), NK Solin (Kroaci) dhe së fundmi ishte pjesë e BATE Borisov në Bjellorusi.
Me përvojën e fituar në kampionate të ndryshme evropiane, Kargbo Jr. pritet të jetë një forcë shtesë në repartin ofensiv të skuadrës sonë.
Mirë se erdhe, Ibrahim!” — shkroi njoftimi i KF Prishtinës së Re.
