
E 11-ta për kampionen!
Duke numëruar fitoret radhazi për kampionen në formën më të mirë të kapur këtë stinor nga të gjitha ekipet e Superligës, tashmë Trepça numrin e tyre e ka çuar në 11!
Viktimë e radhës për Trepçën ka qenë Bora, që nuk arriti t’i bëj ballë fuqisë së mitrovicasve sonte, ndërsa mysafirët nga qyteti i minatorëve kanë rritur epërsinë vazhdimisht nga çereku në çerek për të arritur te fitorja 71-88 në fund.
TABELA AKTUALE E SUPERLIGES
Gjashtë lojtarë të Trepçës shënuan pikë dyshifrore në fitore, ndërkaq më së shumti dha Mikaile Tmusic (19). Tmusic bëri edhe 2 asistime e 5 kërcime në proces, derisa dyshja nën kosh e “minatorëve” kryen lojën me double-double. Moustapha Amzil luajti me 15 pikë e 11 kërcime, ndërsa Shawn Jones me 12 pikë e 13 kërcime në fitore.
Te Bora kapiteni Amin Hot luajti me 15 pikë, ndërsa nga 14 i shënuan Alex Hunter dhe Shaquan Jules.
Fitorja, Trepçën lidere e bën tani me bilanc 16-3, ndërkaq Borës i kthehet bilanci negativ por vazhdon të jetë në pjesën e epërme të tabelës, me 9-10.
