E dyta me radhë për Pejën!

Fitorja e parë e Pejës më trajnerin Damir Milacic në kuadër të Superligës erdhi ndaj Rahovecit 029 në xhiron e kaluar, kurse të dielën, verdhezinjtë mposhtën Prishtinën që është në krizë të rezultateve.

Dallimi në ndeshje u bë në çerek të tretë, kur Peja përmbysi epërsinë e Prishtinës dhe krijoi avantazh të mjaftueshëm për të kontrolluar mirë atë në çerek të fundit dhe për të arritur te fitorja, 78-82.

Musab Mala ka qenë në element te Peja, duke dhënë 22 pikë, 2 asistime e 7 kërcime, ndërsa shutoi 5/9 për tre pikë. Logan Routt luajti me 18 pikë e 11 kërcime, ndërsa Tajh Green shënoi 16 pikë në këtë fitore.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Njëzetepesë pikët e Adrio Baileyt nuk mjaftuan për Prishtinën, derisa Kahlil Dukes dha 13 e Valmir Kakruki 12 të tjera. Bardhekaltërit një ditë para ndeshjes zyrtarizuan trajnerin e ri në ekip, Dusan Dubljevic, por atë sonte e udhëhoqi ndihmësi Labinot Ibrahimi, pasi që gjatë javës kishin ndarë rrugët me Michalis Kakiouzisin.

Me këtë fitore, Peja ka kthyer bilancin pozitiv në 10-9 ndërsa mbyll xhiron në pozitë të tretë, derisa Prishtina tash është e gjashta në renditje me bilanc 8-11.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live