Ismet Munishi para zyrtarizimit te Liria

Pas ndarjes së papritur me Liridon Lecin, Liria është shumë afër zyrtarizimit të trajnerit të ri në ekip. Bardhezinjtë janë në bisedime me Ismet Munishin, ndërsa ish-trajneri i së fundi Dukagjinit në Superligë, pritet të emërohet shpejt si kryetrajner i prizrenasve, për herë të parë.

Munishi, mjaft i njohur në futbollin kosovar, sipas burimeve të TopSportit ka arritur në “Përparim Thaçi” sot dhe është duke finalizuar marrëveshjet me klubin e Lirisë, për tu zyrtarizuar aty.

Shiko: TABELA AKTUALE E LIGES SE PARE

Për Lirinë, që me ngulm po synon Superligën, fillimi i stinorit pranveror nuk nisi mirë, pasi që ata u mposhtën thellë nga njëri prej rivalëve kryesorë në këtë rrugëtim, Trepça’89 dje. Mitrovicasit fituan 1-4 në Prizren.

E gjashta në renditje, me 36 pikë pas 19 ndeshjesh. 5 pikë më pak sesa kryesuesja Vushtrria dhe me 5 ekipe mbi ta me të njëjtin synim — Superligën. Mbetet të shihet se si do të vazhdojë pjesa pranverore e stinorit për Lirinë, ku kanë mbetur edhe 15 xhiro deri në fund dhe 45 pikë janë në total në lojë për secilin ekip! A do të ketë këndellje dhe luftë drejt Superligës, apo rënie dhe dorëzim nga gara për elitën e futbollit kosovar këtë stinor, 2025/26?

 

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live