Vëllaznimi e nisi mbarë pranverën me të rikthyerin Leotrim Krasniqi

Rikthimi i trajnerit Leotrim Krasniqi te Vëllaznimi ka ardhur me një fitore për gjakovarët, të cilët po synojnë Superligën këtë stinor.

Vëllaznimi në fundjavë mposhti 2 Korrikun me rezultat të thellë 4-0 [Bleon Sekiraqa 44′, Ardi Shala 55′, Emir Skenderi 75′, Sinan Kadiri 81′], ndërsa ekipi kuqezi tregoi lojë dhe shënoi plot gola në një ndeshje të hapur përgjithësisht, ku edhe mysafirët tentuan disa herë dhe ishin pranë golit.

TABELA AKTUALE E LIGES SE PARE

Fitorja, ka bërë që Vëllaznimi (37) të kërcejë në pozitë të pestë të Ligës së Parë, të dalë mbi Lirinë aty dhe tani më të ketë vetëm 4 pikë më pak sesa liderja Vushtrria (41). Lufta për plasman në Superligë nga Liga e Parë këtë stinor duket tepër e ashpër në Ligë të Parë, ku gjashtë skuadrat e para aktualisht në tabelë po luftojnë krah për krahë për të arritur qëllimin!

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live