
FBK Superliga
Peja mposhtet përsëri në Ligën Unike!
Fitore e ngushtë për Apoloninë ndaj Pejës.
Në një sfidë shumë interesante në Fier, Apolonia shënoi fitore ndaj GO+ Pejës 79:77.
Skuadra nga Fieri pothuajse gjatë gjithë ndeshjes ishte në epërsi, derisa në fund pejanët barazuan në 77:77, por Isaiah Jakson shënoi në sekondat e fundit për fundit për fitoren shumë të rëndësishme.
Djorkaeff Kampbell me 34 pikë ka qenë lojtari kryesor i Apollonisë në fitore, ndërsa te Peja Tajh Green dha 19 pikë, e Cesare Edwards 18 të tjera.
Apolonia ka dy fitore e një humbje, kurse GO+ Peja një fitore e tri humbje.
