
Mustapha Amzil (Trepça) – MVP i finales së Kupës
Basketbollisti finlandez i Trepçës, Mustapha Amzil, është përzgjedhur si MVP i finales së Kupës së Kosovës në basketboll nga FBK, pasi që i njëjti dha kontribut të madh në fitoren e mitrovicasve.
Trepça fitoi për herë të pestë radhazi Kupën e Kosovës, ndërkaq të nëntën në total, duke qenë e dyta në historinë e basketbollit të pavarur të Kosovës, pas Prishtinës që ka 15 sosh.

Përndryshe, Amzil 203cm. i gjatë që luan në pozitën e alo-qendrës ka qenë i dyti më i përdoruri në ndeshje nga Adis Beciragic. Ai luajti 31 minuta e 31 sekonda, duke shënuar 22 pikë, 12 kërcime (8 mbrojtje, 4 sulm), 2 topa të rrëmbyer dhe 1 bllokadë.
Indeksi i efiçencës së 24-vjeçarit ka qenë 30 sonte, ndërsa 23-shja e “minatorëve” ka shutuar 3/3 për tre pikë, duke shënuar edhe 3/4 nga gjuajtjet e lira.
