
Lëndimi në moment vendimtar!
Amir Rrahmani pos që do t’i mungojë Napolit në luftë për titull kampioni të Italisë, ai do të jetë edhe ndër mungesat kryesore të Kosovës në momentin më të rëndësishëm.
Sipas La Gazzetta dello Sport kapiteni i Kosovës do të mungojë të paktën dy muaj nga fushat e gjelbëra pas lëndimit të pësuar në ndeshjen derbi që u luajt në fundjvaë, ku ekipi i tij u ndesh me Romën.
“Po të ishim edhe optimistët më të mëdhenjë, është vështirë të besohet se Amiri do të mund të kthehet deri në fund të prillit. Ai mund të kthehet në maj,” shkroi ndër të tjera GdS.
Rrahmani 31 vjeçar shkaktoi penallti në ndeshjen e përmendur me ç’rast u lëndua. Amiri pësoi lëndim muskuli në këmbë të majtë. E ai do të jetë ndër mungesat më të mëdha të Kosovës në playoffin historik të vendit për Botërorin 2026, ku më 26 mars Kosova është mysafire e Sllovakisë në Bratisllavë!
