Kosova vs Turqia, 23-shja e Kosovës për këtë përballje

Tri ditë para ndeshjes ndaj Turqisë, që do të jetë ndeshja më e madhe në historinë e futbollit kosovar deri tash, është bërë e ditur 23-shja e lojtarëve të ftuar nga Franco Foda për këtë duel.

Si në ndeshjen ndaj Sllovakisë, edhe ndaj Turqisë do të mungojnë Amir Rrahmani e Leon Avdullahu, mungesa tejet të rëndësishme, të cilat shpresojmë të mbulohen mirë siç u mbuluan ndaj Sllovakisë nga Kreshnik Hajrizi dhe respektivisht Veldin Hoxha.

23 lojtarët e ftuar te Kosova për këtë ndeshje do të jenë:

Portierë: Arijanet Muric (Sassuolo), Visar Bekaj (Tirana), Amir Saipi (Lugano).

Mbrojtës: Florent Hadërgjonaj (Alanyaspor), Fidan Aliti (Alanyaspor), Ilir Krasniqi (Polissya Zhytomyr), Lumbardh Dellova (CSKA Sofia), Kreshnik Hajrizi (Sion), Mërgim Vojvoda (Como), Dion Gallapeni (Wisla Plock), Albian Hajdari (Hoffenheim).

Mesfushorë: Elvis Rexhbeçaj (Augsburg), Florent Muslija (Fortuna Düsseldorf), Edon Zhegrova (Juventus), Valon Berisha (Zürich), Veldin Hoxha (Rubin Kazan), Lindon Emërllahu (Polissya Zhytomyr).

Sulmues: Milot Rashica (Besiktas), Albion Rrahmani (Sparta Praga), Fisnik Asllani (Hoffenheim), Ermal Krasniqi (Legia Varshava), Vedat Muriqi (Mallorca), Baton Zabërgja (Metalist Kharkiv).

Ndeshja luhet të martën mbrëma (31 mars) me fillim nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”, e nëse Kosova fiton, do të jetë pjesë e Botërorit të kësaj vere në Kanada, Meksikë e SHBA.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live