Franco Foda: Gjasat janë 50-50

Selektori që po shkruan historinë me Kosovën në futboll dhe është pranë përjetësimit me shkronja të arta në këtë nivel, Franco Foda, ka folur për media një ditë para ndeshjes Kosova – Turqia dhe ndër të tjera ka thënë se gjasat janë të njëjta në këtë ndeshje për të dyja palët.

Kosova, pasi që ka përfunduar grupin kualifikues për Botëror në pozitë të dytë, ka siguruar playoffin për Kampionat Botëror. Aty në gjysmfinale mposhti Sllovakinë në Bratisllavë 3-4, për të siguruar finalen e playoffit ndaj Turqisë. Këta të fundit mposhtën Rumaninë 1-0.

Finalja e madhe e playoffit për biletën drejt Botërorit që do t’i takojë njërës palë, luhet të martën e 31 marsit në “Fadil Vokrri” të Prishtinës me fillim prej orës 20.45.

“Ekipi turk është shumë i fortë. Ka individë të rëndësishëm si Yildiz, Guler, Çalhanoglu. Ka lojtarë cilësorë, por edhe ne kemi kualitet. Gjasat janë 50-50. Ne do të bëjmë të pamundurën në këtë ndeshje, do të japim gjithçka nga vetja ta fitojmë këtë duel,” ka thënë Foda sot.

Sa i përket ndeshjes, ai nuk ka dhënë parashikim.

“Parashikim për këtë ndeshje nuk mund të ipet. Ajo mund të zgjasë 90, por mund të shkojë edhe në 120 minuta e deri në penallti. Me rëndësi është që ne jemi përgatitur për të gjitha skenaret,” shtoi përzgjedhësi i Kosovës.

Përndryshe, ai ka folur pak duke mos zbuluar shumë edhe mënyrën e lojës.

“Takikat nuk do t’i zbulojë sot, por njohim anën e tyre të fortë si dhe dobësitë. Ne duhet të jemi kompakt dhe ajo që është më e rëndësishmja, kur të kemi topin, të kthehemi menjëherë në kundërsulm,” ka shtuar gjermani 59-vjeçar që po mëton të shkruajë histori me shtetin e Kosovës.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live