Pas disfatës nga Prishtina, Peja ndanë rrugët me trajnerin!

Nuk i ka zgjatur shumë aventura e Damir Milacicit te Peja. Verdhezinjtë, as pa u bërë 24 orë nga disfata e pësuar mbrëmë prej Prishtinës në “Karagaç” kanë ndarë rrugët me kroatin.

Përmes një njoftimi të shkurtër, verdhezinjtë kanë bërë të ditur se me marrëveshje të dyanshme kanë ndarë rrugët me Milacicin, i cili nuk është se arriti t’i rregullojë problemet që ishin tubuar në kampin e “shqiponjave”.

“KB Peja njofton se me marrëveshje të dyanshme ka përfunduar bashkëpunimi me trajnerin Damir Milacic.
Trajnerin Milacic e falenderojmë për kontributin e tij, duke i uruar suksese në hapat e radhës në karrierë.
Klubi jonë shumë shpejt do të njoftojë për emrin e trajnerit të ri.” – shkroi KB Peja në njoftim, duke pritur që të jetë me trajner të ri dhe ambicioz për playoffin e stinorit aktual, 2025/26.

Përndryshe, dhjetë xhiro të Superligës kaluan me Milacicin për Pejën, ndërsa ekipi edhe pse ndërroi pjesën e madhe të lojtarëve të huaj nuk ka arritur të bëj bilansin pozitiv në tabelë, duke qëndruar aktualisht në pozitë të katërt me 11-15 (sa ka edhe Ylli në pozitë të pestë), kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të stinorit të rregullt.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live