
Kosova
Kosova vs Turqia, kë favorizojnë bastoret?
Jemi në ditën e ndeshjes më të rëndësishme në historinë e futbollit tonë.
Sonte me fillim nga ora 20:45, Kosova në “Fadil Vokrri” pret Turqinë një një duel, fituesi i të cilit siguron biletën për Kampionatin Botëror të kësaj vere.
Para ndeshjes, bastoret e mëdha botërore favorizojnë më tepër Turqinë, gjë që edhe pritej.
Bet365 kuoton fitoren e Turqisë me 1.95, fitorja e Kosovës mban kuotën 3.70, kurse barazimi në kohë të rregullt kuotohet me 3.40.
Ndërkohë, nëse flasim vetëm për kualifikim (i cili mund të ndodhë edhe pas kohës shtesë apo penalltive), kualifikimi i Kosovës mban kuotën 2.50, kurse ai i Turqisë 1.50. Kuota të ngjashme kanë edhe bastoret e tjera ndërkombëtare.
