
FBK Superliga
Superliga: 5-shja e javës (26)
Xhiroja e 26 kaloi me fokusin në ndeshjen mes Vëllaznimit dhe Rahovecit, ndeshje e cila u mbyll me fitoren e mysafirëve. E ky rezultat bën që Rahoveci të jetë pranë mbijetesës, me Vëllaznimin që tashmë rrezikon më së shumti rënien nga elita e basketbollit kosovar.
Në ndeshjet tjera, fitore shënuan Trepça ndaj Borës, Prishtina ndaj Pejës dhe përkatësisht Bashkimi ndaj Yllit.
Në pesëshen e TopSportit për këtë xhiro kanë depërtuar: Sek Henry (Trepça), Deondre Burns (Prishtina), Bardh Rexha (Rahoveci), Shaquan Jules (Bora) dhe De’Quon Lake (Bashkimi).
:
