
Humbje minimale në “Fadil Vokrri”, merr fund ëndrra për Botërorin 2026
Merr fund ëndrra për Botërorin e vitit 2026 për Kosovën.
Sonte në “Fadil Vokrri”, Kosova u mposht 0-1 nga Turqia, për të mos e arritur kështu kualifikimin në Kampionatin Botëror.
Kosova luajti më mirë në pjesën e parë, e pastaj pati rënie të lojës në të dytën, ndërkohë as turqit nuk është që patën shumë raste të pastërta për shënim. Golin e vetëm ata e gjetën në minutën e 53′, kur Kerem Akturkoglu shënoi me portën zbrazur pas një akcioni të ndërtuar mjaft mirë.
Rastin më të mirë të ndeshja Kosova e pati në pjesën e parë kur rezultati ishte 0-0. Goditja e Fisnik Asllanit nga distanca u prek pak nga dora e portierit turk, e më pas përfundoi në shtyllë, për fatin tonë të keq. Ky gol do të mund ta çonte ndeshjen në një totalisht drejtim tjetër, por në ato momente fati nuk ishte me ne.

As zëvendësimet ofansive në 20 minutat e fundit nuk i bënë punë Kosovës dhe kështu ndeshja u mbyll 0-1 për Turqinë, rezultat i mjaftueshëm për këtë shtet që ta arrijë Botërorin për herë të parë që nga viti 2002.
Për t’u përmendur nga kjo ndeshje ishte paraqitja fantastike e Dion Gallapenit, i cili përkundër humbjes, ishte fantastik.
Në vazhdim, Kosova ndeshjet e ardhshme zyrtare i luan në vjeshtë në kuadër të Ligës së Kombeve, ku ndodhet në Grupin B3 bashkë me Irlandën, Austrinë dhe Izraelin.
