Drita arrin yllin mbi stemë

Tashmë, me titullin e pestë të kampionit të fituar, Drita është bërë ekipi i parë në futbollin e Kosovës pas Prishtinës, që do të ketë të drejtë të vendos yllin mbi stemën e klubit.

Prishtina që ka 11 tituj kampioni ka dy yje mbi stemë të klubit, ndëkaq i vetmi klub tjetër me yll mbi stemë do të bëhet Drita, pasi që ekipi i drejtuar këtë stinor nga Zekirija Ramadani ka fituar titullin e pestë kampion dhe tashmë nga stinori 2026/27 Drita do ketë yllin që do të bëj edhe më shumë dritë mbi shenjën e klubit.

Përndryshe, pas Prishtinës me 11 tituj, Dritës me 5 qëndron ekipi i Besës nga Peja me 4, por që është shuar tani, njëjtë sikurse edhe fituesi i 3 titujve Feronikeli. Ballkani ka gjithashtu 3 tituj kampioni. Trepça ka 2. Të tjerët që janë stolisur me titull kampioni, kanë nga një: Fushë Kosova, Dukagjini, Liria, Besiana (shuar), Hysi (shuar), Fushë Kosova dhe Vushtrria.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live