
Superliga: Formacioni i javës (34)
Dy xhiro para fundit, shumë gjëra janë qartësuar.
Drita e ka siguruar titullin kampion, ndërsa tashmë dihen edhe dy skuadrat që bijnë direkt nga liga, e ato janë Ferizaj e Prishtina e Re. Rënia e tyre u konfirmua pas rezultateve të arritura këtë xhiro.
Në anën tjetër, Malisheva siguroi daljen në Evropë për të tretin vit rresht, kurse garë për momentin në Superligë ka vetëm për t’i ikur pozitës që dërgon në barazh.
Si zakonisht, edhe pas ndeshjeve të xhiros 34 TopSporti ka zgjedhur më të mirët e javës.
11-shja e xhiros 34:
Ilir Avdyli (Malisheva); Arbër Pira (Malisheva), Arbnor Aliu (Llapi), Besir Iseni (Dukagjini), Arlind Veliu (Malisheva); Nedim Mekic (Prishtina e Re), Assane Diatta (Malisheva), Rin Ahmeti (Prishtina), Arianit Hasani (Llapi); Festim Alidema (Ballkani), Altin Mërlaku (Dukagjini).

