DJ Burns bëhet me ekip të ri

Ish basketbollisti i Prishtinës, DJ Burns, është bërë me ekip të ri për stinorin e radhës 2026/27.

Amerikani që luajti te bardhekaltërit nga kryeqyteti në stinorin 2024/25 ka nënshkruar kontratë një-sezonale me ekipin kanadez Winnipeg Sea Bears.

Burns te Prishtina kishte mesatare prej 16.2 pikëve, 2.3 asistimeve dhe 13.3 kërcimeve për ndeshje. Lojtari në fjalë është i lindur në vitin 2001, ndërsa pos Prishtinës një stinor ka qenë pjesë edhe e ekipit izraelit Maccabi Rishon Lezion.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live