Vjosa vazhdon kontratën me kapitenin

Sulmuesi 34 vjeçar, Fiton Hajdari, do të vazhdojë të jetë kapiten i Vjosës së paku edhe për një stinor, ndërsa përvoja e tij pritet të jetë faktor kyq në garat kampionale për ekipin nga Shtimja përgjatë stinorit 2026/27.

KF Vjosa ka bërë të ditur se ka vazhduar marrëveshjen me Hajdarin, që ka përvojë të madhe në futbollin e Kosovës, pasi që pos që ka luajtur për disa ekipe, ai vetëm 3 vite më parë ka qenë pjesë e ekipeve të Superligës.

“KF Vjosa me kënaqësi konfirmon vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin dhe sulmuesin Fiton Hajdari, i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës sonë edhe në sezonin e ri.
Fitoni ishte një nga shtyllat kryesore të ekipit në sezonin e kaluar, duke udhëhequr skuadrën si kapiten me përkushtim, karakter dhe përgjegjësi. Falë cilësive të tij, ai mund të luajë me sukses në disa pozita të repartit ofensiv, duke i dhënë ekipit fleksibilitet, kreativitet dhe rrezikshmëri në çdo ndeshje.
Me shpirtin luftarak, eksperiencën, profesionalizmin dhe dëshirën për fitore, Fitoni mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të KF Vjosës dhe një lider i padiskutueshëm brenda dhe jashtë fushës.
Jemi të bindur se edhe në sezonin e ri ai do të vazhdojë të japë maksimumin për fanellën bardhekaltër dhe të kontribuojë në arritjen e objektivave të klubit.” — shkroi KF Vjosa në njoftim.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live