
Hidhet shorti, kuptohen çiftet, stinori nis me derbi!
FFK në zyret e saja pranë përfaqësuesve të pranishëm të ekipeve të Superligës ka hedhur shortin për stinorin e ri të Superligës së Kosovës. Dhe, që në xhiron e parë do të ketë një derbi të mirëfillitë, ku rekord-kampionia Prishtina do ta pret Ballkanin, duke bërë që stinori të fillojë me entuziazëm të madh.
Në ndeshjet tjera, kampionja aktuale Drita pret Llapin, të rikthyerit në Superligë Vushtrria Malishevën. Drenica do të jetë nikoqire e Dukagjinit, kurse Feronikeli’74 gjithashthu i rikthyer këtë stinor në Superligë, pret Gjilanin.
TABELA E STINORIT TË RI 2026/27
Stinori i ri i Superligës është planifikuar të nis më 15 gusht 2026, ndërsa pritet të përfundojë më 20 dhjetor 2026, me minimalisht 18-19 xhiro të zhvilluara.
Mëposhtë shikoni të gjitha duelet e ciklit të parë të Superligës.


