Hidhet shorti, kuptohen duelet e xhiros së parë në Ligë të Parë

Posa ka përfunduar shorti edhe i Ligës së Parë të Kosovës në futboll, ku do të garojnë 18 skuadra në stinorin 2026/27. Edhe këtu, sipas listës së siguruar nga TopSporti.com do të ketë dy derbi që në fillim të stinorit.

Kështu, Liria do të pret Ferizajin e rënë nga Superliga në xhiron e parë – që është derbi, pasi që të dy skuadrat synojnë Superligën, ndërsa njëjtë, ekipi i rënë nga Superliga Prishtina e Re, do të pret Trepçën’89, gjithmonë të papërshtatshme.

TABELA PËR STINORIN E RI NË LIGË TË PARË

Në duelet tjera, Dinamo pret Rilindjen 1974, Trepça Mitrovicën e rikthyer në Ligë të Parë, ndërsa Kika Ramiz Sadikun. Lepenci i rikthyer në Ligë të Parë pas më shumë se një dekade do të ndeshet me 2 Korrikun, kurse Vëllaznimi do të jetë mysafir i Tefik Çangës në xhiron e parë të stinorit të ri.

Rezultatet – Liga e Parë – Stinori 2026-2027

Suhareka ndaj Istogut do t’ia nis stinorit të ri, kurse Besa Peja pret Vjosën në përballjet tjera të xhiros së parë të Ligës së Parë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live