Nis konsolidimi i Vëllaznimit

Ekipi gjakovar, KB Vëllaznimi, që në stinorin e kaluar ra nga Superliga dhe fitoi të drejtën e Superligës përsëri përmes “ëildcardit” të lëshuar nga FBK, ka nisur të organizohet dhe të përforcohet për stinorin e ri 2026/27.

Kuqezinjtë pasi që emëruan trajner verimaqedonasin Aleksandar Joncevski, kanë nisur të publikojnë përforcimet e para, ku kanë bërë të ditur në ditët e kaluara se kanë siguruar shërbimet e tri lojtarëve vendorë.

Kështu, Vëllaznimi ka siguruar shërbimet e Eden Cingut, pastaj Fatlind Shoshajt dhe Meriton Ismailit. Në fakt, Cingu ka qenë lojtar i Vëllaznimit dhe ka vazhduar kontratën, ku basketbollisti 194cm. i gjatë i lindur në vitin 2006 me 20 vitet e tij pritet të jetë forcë shtesë në minutat e vlefshme për ekipin.

Në anën tjetër, Fatlind Shoshaj që luan në pozitën e playmakerit me 23 vitet e tij ka luajtur edhe jashtë Kosove, ndërkaq më parë ka veshur fanellën e Pejës dhe Prishtinës.

Meriton Ismaili 198cm. i gjatë tash 26 vjeçar është lojtari më me përvojë nga kjo treshe, ndërsa pos Prishtinës ai ka bërë karrierë edhe te PC Prizreni, Peja dhe së fundi në dy stinorët e kaluar ka qenë pjesë e Bashkimit të Prizrenit. Në stinorin e kaluar Ismaili te Bashkimi ka pasur mesatarisht 11.3 minuta në Superligë, ku ka dhënë 3.3 pikë, 0.3 asistime dhe 1.2 kërcime për ndeshje.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live