Rikthim i madh te Ballkani!

Lojtari ofanziv, që bëri karrierë kryesisht në Turqi së fundi, Jetmir Topalli, ndërsa aty kishte shkuar nga Ballkani i është rikthyer ekipit të tij.

Njoftimin e ka dhënë para pak çastesh FC Ballkani, ndërsa Topalli pritet të jetë një shtesë e fortë për edicionin e ri garues.

“Jetmir Topalli rikthehet te FC Ballkani. Sulmuesi ka nënshkruar me klubin dhe pas gjashtë viteve të karrierës ndërkombëtare, rikthehet aty ku ndihet si në shtëpi.
Një rikthim i rëndësishëm për skuadrën tonë, me Jetmirin që vjen me përvojë të madhe të fituar gjatë viteve të fundit jashtë vendit.
Tani është koha për një kapitull të ri, këtë herë sërish me fanellën e Ballkanit.” 

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live