Pas xhiros së parë, 3 ekipe në disiplinore

Një skuadër e Superligës dhe dy nga Liga e Parë janë futur në procedurë disiplinore nga KG i FFK-së, pas xhiros së parë të zhvilluar në ligat përkatëse.

Drenica nga Superliga, Lepenci dhe Trepça nga Liga e Parë janë skuadrat që janë futur në disiplinore.

Për Drenicën, KG i FFK-së ka shkruar:

Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Në minutën e 89-të, tifozët e FC “Drenica” kanë hedhur në fushën e lojës, në drejtim të gjyqtarit kryesor, shishe PVC dhe një shkrepëse. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes FC “Drenica” –FC “Dukagjini”, të zhvilluar më 15.08.2026 në Skenderaj.

Për Lepencin:

Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Në minutën e 61-të, disa shikues të KF “Lepenci” kanë hedhur një mjet shpërthyes në fushë, në drejtim të futbollistit të KF “2 Korriku”, i cili në atë moment ishte duke marrë tretman mjekësor. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes KF “Lepenci” –KF “2 Korriku”, të zhvilluar më 16.08.2026 në Kaçanik.

Ndërkaq për Trepçën:

Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Në minutën e 20-të, disa tifozë të KF “Trepça” kanë hyrë në tribunat e stadiumit dhe, në shenjë proteste ndaj klubit të tyre, kanë hedhur disa mjete piroteknike në fushën e lojës, për çka gjyqtari kryesor e ka ndërprerë ndeshjen për një minutë. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes KF “Trepça” –KF “Mitrovica”, të zhvilluar më 16.08.2026 në Skenderaj.

Në ndërkohë, mbetet të shihet se çfarë vendimesh do t’i marrë Komisioni Disiplinor i FFK-së për rastet e hapura nga xhiroja e parë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live