Pas testeve mjekësore, edhe Bashkimi ka nisur stërvitjet

Nënkampioni i Kosovës, Bashkimi, ka bërë të ditur se ka filluar stërvitjet për stinorin e ri të Superligës. Ekipi prizrenas, që ka zyrtarizuar përforcimet gjatë muajve të kaluar të verës tashmë ka mbledhur pjesën e madhe të ekipit dhe ka filluar të përgatitet nën drejtimin e trajnerit Igor Jovovic.

Ditë më parë, portokallezinjtë kryen edhe testet mjekësore, ku nuk u raportua për ndonjë problem te ndonjë lojtar pas pushimeve verore dhe kështu në “Sezai Surroi” ata filluan ushtrimet për Superligën 2026/27.

 

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live