
Kosova
Për ndeshjen e dytë, të gjitha biletat e shitura
Para pak çastesh, Federata e Futbollit të Austrisë (OBF) ka bërë të ditur se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e dytë tyre si vendas në kuadër të Ligës B të Kombeve.
Austria në ndeshjen e dytë të tyre si vendas pret Kosovën në Vjenë më 27 shtator në përballjen që nis prej orës 18.00. Në ndeshjen e parë të grupit, Austria pret Izraelin, por në Linz. Ndërkaq Kosova pret Irlandën.
E për përballjen e 27 shtatorit në “Ernst-Happel-Stadion” OBF ka bërë të ditur se të gjitha biletat tashmë janë shitur. Ky stadium ka kapacitet prej 50 mijë ulëseve.

