
11-shja e mundshme e Kosovës ndaj Irlandës
Kosova nesër nis misionin e saj të ri. Pjesëmarrjen në Ligën B të Kombeve ku do të luajë për herë të parë. “Dardanët” kanë kryer pjesën më të madhe të përgatitjeve për ndeshjen e parë të tyre që e luajnë në shtëpi, ndërkaq mysafir i parë i tyre është Irlanda.
Përballja luhet në “Fadil Vokrri” me fillim prej orës 20.45, ndërkaq biletat për këtë ndeshje janë shitur thuajse krejtë, pos sektorit VIP. Pra, tribunat me publikun do të jenë përplotë, nga Jugu në Veri dhe nga Lindja në Perëndim.

Për këtë përballje, selektori gjerman i Kosovës Franco Foda pritet të dalë me formacion të zakonshëm të tij, me të cilin Kosova për pak sa nuk arriti historinë në ciklin kualifikues për Kampionat Botëror, kur arriti deri në finale të playoffit.
Pra, një 3-5-2 që transformohet shpejt në 5-3-2 sipas nevojës pritet të jetë “letra” kryesore e Fodës edhe për këtë ndeshje, veçanërisht duke ditur se irlandezët janë të fuqishëm në lojë me ajër. E pikërisht për këtë, topat e krahëve do të duhet të shkojnë në zonë, ku “Dardanët” do të kërkojnë Vedat Muriqin e edhe Fisnik Asllanin.

Sipas mundësive dhe asaj që pritet të jetë në 11-shen e parë të Kosovës për ndeshjen e nesërme, në formacionin startues pritet të dalin këta lojtarë:
PORTIER:
Arjanet Muric;
MBROJTËS:
Lumbardh Dellova,
Albian Hajdari,
Ilir Krasniqi,
KRAHË:
Dion Gallapeni,
Mërgim Vojvoda
MEFSUSHORË:
Veldin Hodza,
Leon Avdullahu,
Ermal Krasniqi,
SULMUES:
Vedat Muriqi,
Fisnik Asllani.

