
FFK Superliga e Kosovës
EKSKLUZIVE: Liridon Leci merr drejtimin e Vëllaznimit
Një lajm eksluziv nga Vëllaznimi.
Burime ekskluzive të TopSportit kanë mësuar që kryetrajneri i ri i Vëllaznimit që nga dita e nesërme do të jetë Liridon Leci. Marrëveshja mes palëve tashmë është e arritur dhe zyrtarizimi pritet të ndodhë nesër.
Pas largimit të Leotrim Krasniqit pas startit jo të mirë të sezonit, klubi gjakovar ka vendosur që detyrën e kryetrajnerit t’ia besojë Liridon Lecit, i cili debutimin do ta bëjë në ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Trepçës ’89 në Mitrovicë.
