Sadriu shtohet, Hajdari largohet!

Lista e lojtarëve të Koosvës për ndeshje ndaj Austrisë ka pësuar një ndryshim të rëndësishëm karshi asaj që jemi mësuar deri tani. Qendërmbrojtësi i pazëvendësueshëm i Kosovës deri tani, Albian Hajdari, për arsye ende të panjohura, është larguar nga lista e lojtarëve për ndeshje ndaj Austrisë, derisa në vend të tij është futur Leard Sadriu.

Arsyeja e këtij zëvendësimi?

FFK e as ndonjë media e afërt me të nuk ka dhënë ende njoftimin për këtë, derisa besohet që Franco Foda të ketë analizuar mirë mundësinë e shfrytëzuar, para se të veprojë.

Kosova sonte është mysafire e Austrisë, që llogaritet ekipi favorit i Grupit 3 të Ligës B të Kombeve. Ndeshja luhet prej orës 18.00 në “Ernst-Happel” të Vjenës, ndërsa si Austria ashtu edhe Kosova kanë fituar ndeshjet e para të tyre të grupit.

Dueli i rëndësishëm

Në ndërkohë, mbetet të shihet dhe të kuptohet pse Albian Hajdari nuk është në formacion, për arsye të ndonjë lëndimi, arsye taktike, apo tjetër.

TABELA AKTUALE:

1. Austria 3p.
2. Kosova 3p.
3. Irlanda 0p.
4. Izraeli 0p.

NDESHJET E RADHËS:

27 shtator: Austria – Kosova (18:00)
27 shtator: Izraeli – Irlanda (20:45)

Lista e lojtarëve të paraqitur

Në listën e lojtarëve të regjistruar për këtë ndeshje (Austria-Kosova) janë: Muric, Bekaj, Saipi; Raçi, I Krasniqi, Dellova, Gallapeni, Vojvoda, Sadriu; Avdyli, Osmani, Rashica, Matoshi, E Krasniqi, Kacuri, Hodza, Demaku, Avdullahu; Rrahmani, Zhegrova, Asllani, Zabërgja, Muriqi.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live