Gati 130 mijë euro dënim për Serbinë nga UEFA-ja!

Federata e Futbollit Europian (UEFA) ka dënuar Federatën e Futbollit të Serbisë (FSS) pas ndeshjeve të Ligës së Kombeve që përfunduan në javën që e lamë pas.

Sipas njoftimit të tyre, UEFA ka bërë të ditur se ndeshjen e radhës të cilën Serbia e zhvillon në Beograd ndaj Gjermanisë më 13 nëntor do të duhet ta luajë pa tifozë.

Shtëpia e futbollit të Evropës ka bërë të ditur se shuma totale e dënimit të FSS-së është 129 mijë e 500 euro, për shkak të incidenteve në ndeshjet e Ligës A të Kombeve, ku serbët janë në grup me Gjermaninë, Holandën dhe Greqinë.

Të gjitha dënimet, kanë të bëjnë me sjelljet e tifozërisë në stadium. Për ndeshjet në Beograd ndaj Greqisë dhe Holandës FSS ka marrë dënim 50 mijë euro për racizëm dhe diskriminim, 22 mijë e 500 euro për mesazhe fyese, 11 mijë e 500 euro për futje në terren dhe 2 mijë euro për mjete piroteknike dhe një ndeshje pa publik si vendas.

Për ndeshjet si mysafir, FSS është dënuar me 20 mijë euro për sjellje të pahijshme të tifozërisë së tyre, si dhe me mospraninë e tifozëve të tyre në ndeshjen e radhës si mysafir të Serbisë. Ndërsa për mesazhe politike të tifozërisë në Eindhoven të Holandës ka marrë edhe 20 mijë euro tjera si dënim, që në total të gjitha çojnë në 129 mijë e 500 euro.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live