Lista e lojtarëve që mungojnë para ndeshjes Irlanda-Kosova

Pas njoftimit të FFK-së një ditë pas ndeshjes me Izraelin se edhe Edon Zhegrova është lënduar, ndërsa suspendimi me karton të kuq nuk do t’ia jap mundësinë që edhe Veldin Hodza të jetë pjesë e dardanëve në Dublin, tani më lista e lojtarëve që mungojnë te Kosova ka shkuar në shtatë – prej të cilëve të gjithë të rëndësishëm!

“Përzgjedhësi Franco Foda, ka liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës futbollistët Edon Zhegrova dhe Veldin Hoxha.
Zhegrova është liruar për shkak të lëndimit, i cili e pamundëson të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës kundër Irlandës, ndërsa Hoxha për shkak të pezullimit si pasojë e kartonit të kuq (pas dy të verdhëve) në ndeshjen e djeshme kundër Izraelit.” — bëri të ditur FFK-ja.

E tani lista me futbollistë të cilit do të mund të kishin qenë pjesë e 11-shes së Kosovës në përballjen vendimtare, ka shtuar në shtatë!

CB, Albian Hajdari, i lënduar
CB, Lumbardh Dellova, i lënduar
WF, Edon Zhegrova, i lënduar
CMF, Veldin Hodza, i suspenduar
MF, Florent Muslija, i lënduar
CB, Amir Rrahmani, i pakënaqur
RB, Ermal Krasniqi, i lënduar.

Këta janë: Gjyqtarët e ndeshjes

GJENDJA NË GRUP

REZULTATET E DERITASHME:

Austria-Izraeli 3-1,
Kosova-Irlanda 1-0,

Austria-Kosova 3-1,
Izraeli-Irlanda 0-3,

Izraeli-Kosova 0-0,
Irlanda-Austria 2-2,

Kosova-Austria 1-1,
Irlanda-Izraeli 1-1.

Kosova-Izraeli 0-0,
Austria-Irlanda 1-0.

TABELA AKTUALE:
1. Austria 11p.
2. Kosova 6p.
3. Irlanda 5p.
4. Izraeli 3p.

NDESHJET E MBETURA:
17.11. Izraeli-Austria
17.11. Irlanda-Kosova.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live