Caktohet data e ndeshjes së mbetur, Mitrovica-Liria!

Tani më është përcaktuar edhe data e zhvillimit të ndeshjes së mbetur të xhiros së tetë të Ligës së Parë të Kosovs, ku Mitrovica pret Lirinë. Kjo ndeshja që i takonte xhiros së tetë ishte shtyer, ndërsa pak më parë FC Liria ka bërë të ditur se përballja do të luhet këtë të mërkurë.

TABELA E LIGËS SË PARË

Në stadiumin me bar artificial “Xhevat Jusufi” Mitrovica do ta pret Lirinë më 18 nëntor në përballjen që nis në ora 13.00. Aktualisht, Liria është lidere e Ligës së Parë dhe ka 36 pikë nga 15 ndeshje të luajtura, ndërkaq Mitrovica po lufton për mbijetesë dhe është në pozitën e fundit me 11 pikë, në vendin e 18-të.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live