Liria kryen detyrën ndaj Mitrovicës

Ndeshja e mbetur e xhiros së tetë është luajtur sot, ndërsa Liria lidere e Ligës së Parë ishte mysafire e Mitrovicës në “Xhevat Jusufi”.

Edhe pse jo lehtë, Liria ka arritur të marrë pikët që i kërkonte në Mitrovicë, duke e mposhtur kundërshtarin me të njëjtin emër, me rezultat: Mitrovica 1-2 Liria [Abdulrahman Sabiya 56′ — Fitim Susuri 41′, Edmond Likaj 83′].

Kapiteni Susuri pos golit të epërsisë të shënuar, ka asistuar edhe te goli i fitores i shënuar nga Likaj, për t’i dhënë 3 pikët e rëndësishme djelmoshave të drejtuar nga Ismet Munishi.

TABELA AKTUALE E LIGES SE PARE

Tani, Liria me 16 ndeshje nga 16 xhiro, vazhdon të jetë e para por me 6 pikë më tepër sesa ndjekësja e parë e saj, Prishtina e Re. Në anën tjetër Mitrovica që është e fundit në renditje, ka mbetur në 11 pikë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live