Trepça fiton derbin, merr kreun

Në një ndeshje me pak pikë, Trepça ka shënuar fitore në derbin e xhiros ndaj Bashkimit, për të marrë kreun e Superligës me bilanc të njëjtë sikurse Bora.

Mitrovicasit kanë dominuar në çerek të dytë për të bërë një dallim, të cilin e menaxhuan deri në fund të duelit, ndërsa në çerek të fundit kanë ndalë prizrenasit në 9 pikë, për të fituar duelin 61-50.

Jacori Payne me 18 pikë ka qenë lojtari më i dalluar i Trepçës në këtë fitore të rëndësishme për ekipin e Adis Beciragicit, që po vazhdon formën e shkëlqyer në Superligë.

Payne bëri edhe 3 asistime e 5 kërcime në proces. Pos tij, pikë dyshifrore shënoi vetëm edhe James Graham, 13. Por ai kreu lojën me double-double duke bërë edhe 11 kërcime.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Te Bashkimi Shanon Shorter dha 13 pikë, kurse Gavin Kensmil 12 sosh në ndeshjen ku vetëm këta shënuan gjysmën e pikëve të ekipit.

Trepça tani lidere është me bilanc 8-2 ndërsa Bashkimi bie në pozitën e tretë me bilanc aktual, 7-3.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live