Arkiva

Duelin e fitoi OKC

NBA: NBA

Duelin e fitoi OKC

28/12/12 @ 14:14

Oklahoma City Thunder arriti ta mposhtë Dallas Mavericksin në vazhdime me rezultat 111-105.


PSG kërkon Bainesin

LIGUE 1:

PSG kërkon Bainesin

28/12/12 @ 13:39

Pak më parë mediat angleze kanë bërë të ditura se synimi kryesor i Paris St Germainit është bërë krahmbrojtësi i Evertonit, Leighton Baines.


Ashpërsohet Fergie

VAZHDON DEBATI: Premier League

Ashpërsohet Fergie

28/12/12 @ 13:25

Sir Alex Ferguson është tundur nga deklaratat e kryetrajnerit të Newcastle, Alan Pardew dhe i është kundërpërgjigjur ashpër. Fergie ka ulur poshtë Newcastle-in aq shumë sa që u cilësua si njëra ndër deklaratat më të ashpëra në karrierën e tij.


Besiktas punon për Nenen

TURQI: International

Besiktas punon për Nenen

28/12/12 @ 13:07

Besiktasi është duke punuar shumë për të transferuar brazilianin e Paris St Germainit, Nene. Lajmin e ka konfirmuar trajneri i shqiponjave nga Stambolli.


I zbutet suspendimi

PAS PËSHTYMJES: International

I zbutet suspendimi

28/12/12 @ 10:59

Raul Meirelesit i zbutet drastikisht dënimi. Pasi që Komisioni Disciplinor i Federatës turke e dënnoi me 11 ndeshje moslojë për shkak të pështymjes së gjyqtarit, Gjyqi Arbitrar e uli këtë në 4 ndeshje. ME VIDEO


Pritet ngritja e lakuriqëve

VALENCIA :

Pritet ngritja e lakuriqëve

28/12/12 @ 10:33

Mesfushori i Valencias, Jonathan Viera, beson se lakuriqët janë të obliguar që të përfundojnë në TOP 4 të La Ligas këtë stinor.


Fergie duhet të dënohet!

PARDEW: Premier League

Fergie duhet të dënohet!

28/12/12 @ 10:05

Kryetrajneri i Newcastle United, Alan Pardew, beson se homologu i tij nga Manchester United, Sir Alex Ferguson, duhet të dënohet për shkak të ankesave e protestave ndaj gjyqtarëve gjatë ndeshjes.


Galliani në misionin brazilian

ROSSONERI: Serie A

Galliani në misionin brazilian

28/12/12 @ 09:41

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani, ka thënë se Santosi është duke udhëhequr në garën për të blerë kontratën e Robinhos.


Mposhtet kampioni

TOP 16 EUROLEAGUE: Euroleague

Mposhtet kampioni

28/12/12 @ 00:18

Kampioni aktual i Euroleague-së Olympiacos, u mposht nga Caja Laboral me rezultat 82-74, ku dhe ia nderprenë serinë e fitoreve të kampionit, të cilët nuk kanë humbur në 7 ndeshje.


Ekipi i vitit nga L’Equipe

VOTON L'EQUIPE:

Ekipi i vitit nga L’Equipe

28/12/12 @ 00:10

Edhe gazeta prestigjioze françeze L’Equipe ka zgjedhur XI më të mirë për vitin që po e lëmë pas. Edhe në këtë Dream Team dominojnë lojtarët e Barçës e Realit, edhe pse asjnëri nuk e arriti finalen e Ligës së Kampionëve, ata sërish me lojërat e treguara kanë arritur që t'i magjepsin të gjithë futbolldashësit.


Befasohet Maccabi

TOP 16 EUROLEAGUE: Euroleague

Befasohet Maccabi

27/12/12 @ 23:57

Maccabi Electra ia nisi Top 16shit në Eurolegue me një befasi, duke u mposhtur nga Montepaschi Siena e papërshtatshme, ndërsa Real Madridi si planifikoi ashtu edhe e përfundoi ndeshjen.


Viti 103 pikësh i Barças

REKORD DHE REKORD: La Liga

Viti 103 pikësh i Barças

27/12/12 @ 23:31

Numrat nuk gënjejnë, dhe nuk ka kurrfarë dyshimi se Barcelona ka qenë ekipi më i mirë i vitit 2012. Edhe pse nuk arritën ta fitonin as La Ligan e as Ligën e Kampionëve, ata sërish mblodhën 104 pikë në këtë vit kalendarik, duke barazuar rekordin që e lanë në vitin 2010.


Lippi: Çfarë Reali?

FLET ITALIANI: Serie A/La Liga

Lippi: Çfarë Reali?

27/12/12 @ 20:14

Njëri ndër strategët më të mirë në botë, Marcello Lippi, ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet rreth mundësisë së zëvendësimit të Jose Mourinhos nga ana e tij.


Alvarez në radarin e Galatës

TURQI: International

Alvarez në radarin e Galatës

27/12/12 @ 20:04

Pas Portos dhe River Plate, edhe gjiganti turk Galatasaray është interesuar për mesfushorin e Interit, Ricky Alvarez.


Ekipi i vitit nga Marca

MARCA: La Liga

Ekipi i vitit nga Marca

27/12/12 @ 19:53

Rreth 70,000 votues besohet se kanë klikuar në marca.com për ta zgjedhur XI më të mirë për vitin 2012. Në këtë XI bëjnë pjesë dhjetë futbollistë nga La Liga ndërkohë që i vetmi që ka depërtuar nga një ligë tjetër është Philipp Lahm i Bayernit.


Super Ofertë nga Rusia

MAESTRO: La Liga

Super Ofertë nga Rusia

27/12/12 @ 19:16

Leo Messi ka refuzuar një pagë të majme vjetore prej një klubi rus, që besohet të jetë Anzhi Makhachkala, edhe pse ende nuk është e konfirmuar.


Ndikimi i Howardit

NBA: NBA

Ndikimi i Howardit

27/12/12 @ 16:41

Los Angeles Lakers u mposht nga Denver Nuggets me rezultat 126-114, ku e përfundoi serinë prej pesë fitoreve. Ndërsa faktori kryesor i humbjes ishte përjashtimi i Dwight Howardit.


3 javë larg fushave

WAYNE ROONEY: Premier League

3 javë larg fushave

27/12/12 @ 15:13

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, pritet të mbetet rreth tre javë larg fushave të blerta për shkak të lëndimit të gjurit.


Mund ta fitojë Topin e Artë

LUIS FIGO : La Liga

Mund ta fitojë Topin e Artë

27/12/12 @ 14:21

Ish lojtari i Real Madridit, Luis Figo, thotë se asgjë nuk mund ta ndalë Cristiano Ronaldon që ta fitojë Topin e Artë.


Do ta arrijmë Unitedin

ROBERTO MANCINI: Premier League

Do ta arrijmë Unitedin

27/12/12 @ 12:29

Trajneri kampion, Roberto Mancini, mendon se ekipi i tij Manchester City ende ka gjasa që të bëhet kampion, përkundër largësisë 7 pikëshe të Manchester Unitedit.