VALENCIA

REUTERS/Pascal Rossingol
Pritet ngritja e lakuriqëve
28 December, 2012 @10:33
Ekipi i udhëhequr nga Ernesto Valverde, aktualisht është në vendin e nëntë të tabelës dhe ka 7 pikë më pak se pozita e katërt, që është ‘obligim’ për ‘ta.
“Ne duhet patjetër të jemi aty, pasi që qe katër vite me radhë jemi në katërshen më të mirë. Kjo tash është bërë sikur obligim për ne,” ka thënë mesfushori Jonathan Viera për uefa.com.
Mesfushori që erdhi nga ekipi ekzotik Las Palmas në Valencia beson se La Liga këtë stinor është edhe më e fortë, pasi që Atletico Madrid, Malaga e ekipet tjera më emër po u shkaktojnë vështirësi edhe Real Madridit e Barcelonës.
“Përkundër se na shkoi mirë në Ligën e Kampionëve, besoj se për ne kësaj radhe do të jetë më e komplikuar, posaçërisht kur luajmë si mysafir. Mirëpo kjo është më shumë psikike sesa fizike, prandaj do ta kalojmë këtë fazë,” ka shtuar ndër të tjera Viera.
Valencia si e nënta në renditje ka 24 pikë derisa Malaga e katërt ka 31 sosh. Lakuriqët me 5 janar do të fillojnë La Ligan në mysafirllëk te Granada.