PARDEW

REUTERS/Nigel Roddis
Fergie duhet të dënohet!
28 December, 2012 @10:05
Në ditën e goleadës, kur Manchester United mposhti Newcastle Unitedin 4-3 në Old Trafford, Alex Ferguson, u nervozua shumë në vendimin e gjyqtarit Mike Dean, i cili zhvlerësoi vendimin e anësorit për ofsajd duke e pranuar autogolin e Jonny Evansit të Manchesterit
Gjyqtari nuk e përjashtoi skocezin për shkak të protestave dhe nuk kishte shkruar asgjë për këtë fjalosje në raport të ndeshjes.
Mirëpo, kryetrajneri i Newcastle, Alan Pardew, është i zhgënjyer pas gjithë kësaj ndodhie.
“Mendoj se Mike Dean (gjyqtari v.j.) duhet të ndihet pak më ndryshe pas gjithë kësaj. Ai kishte presion në ndeshje dhe s’e ka pasur lehtë, mirëpo të mos ankohet aspak - kjo është e dhimbshme. Besoj që ka pasur shumë arsye që Fergie të mos e përfundojë ndeshjen aty ku e përfundoi, mirëpo le të mbetet kjo në ndërgjegje të tyre,” ka thënë Pardew për mediat angleze pasi që nuk ka parë asnjë reagim nga Federata Angleze për ndeshjen.